Presidenti rus Vladimir Putin pranoi gjatë bisedimeve me homologun turk Recep Tayyip Erdoğan në Samarkand se Rusia mund t’i kthehet negociatave me Ukrainën.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ankarasë Çavusoglu, i cituar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, raporton Ansa.

Ministri i Jashtëm turk nuk ka specifikuar kushtet nën të cilat mund të vazhdojë procesi i negociatave.

/TV Malisheva

Share.