Në fundjavë, Fenerbahce e Trabzonspor luajtën baras, 1-1, në elitën e futbollit turk.

Në këtë takim janë paraqitur dy futbollistë kosovar, Vedat Muriqi e Donis Avdijaj.

I dyti ishte asistues te goli i mysafirëve në pjesën e parë.

Kurse Muriqi kishte një tjetër statistikë fantastike.

Sulmuesi i Kosovës ka vrapuar për 90 minuta afro 11 kilometra në fushë.

Pra, nga 11 futbollistët e e Fenerbahces, Muriqi ishte i tretë nga vrapuesit te kjo skuadër.

Gjithsesi Muriqi luan si qendërsulmues dhe kjo statistikë për një lojtar të kësaj pozite është e rallë të shihet.

Share.