Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield, do të paraqesë sot një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që dënon referendumet që Rusia kreu në katër rajone të Ukrainës, tha një zyrtar amerikan i paidentifikuar.
Rezoluta, të cilën SHBA-ja do ta prezantojë së bashku me Shqipërinë, do t’u bëjë thirrje vendeve anëtare të mos njohin asnjë status të ndryshuar të këtyre rajoneve, ndërsa i bëhet thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës fqinje, raportojnë mediat britanike.
Duke pasur parasysh se Rusia ka mundësinë të vë veton ndaj një rezolute të tillë, ambasadorja Thomas-Greenfield do të paralajmërojë se Uashingtoni mund të kërkojë paraqitjen e rezolutës para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha një burim në kushte anonime.