Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 44.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar gjashtë raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.103 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,300 qytetarë.
Deri më sot 824.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.125 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,784 persona./TV Malisheva