Trajneri kosovar Jusuf Tortoshi ka komentuar dy ndeshjet e Kosovës në shtator.
Sipas trajnerit, mungesat që ka Kosova janë të mëdha në veçanti mungesat e Zenelit dhe Rashicës.
“Mungesat jo vetëm për ne por janë hendikep edhe për Francën pasi që e pash që kanë mungesa të shumta. Zeneli dhe Rashica janë nivel i lartë në bazë të klubeve ku luajnë sepse aty nuk është lehtë të kesh minuta”, tha fillimisht Tortoshi.
Tutje ai vazhdoi të flas për ndeshje ndaj Çekisë dhe Anglisë.
“Unë jam optimist për atmosferën që jemi mësuar ta shohim tashmë nga tifozët, nuk është Çekia nivel i Maqedonisë apo Bullgarisë, pasi janë nivel më i lartë por jemi favorit ndaj tyre edhe përkundër mungesave. Nëse fitohet tre pikshi ndaj Çekisë do të jetë më lehtë udhëtimi në Angli”, tha Tortoshi në emisionin “2me1”.