Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet në verë nga Arsenali.
Kapiteni aktual i skuadrës londineze nuk ka arritur marrëveshje të re për vazhdimin e kontratës dhe Topçinjtë duan të fitojnë nga shitja e tij.
Arsenali pa humbur kohë ka gjetur zëvendësuesin e gabonezit dhe ai vjen nga skuadra skoceze Celtic.
Fjala është për super talentin francez Oudsonne Edouard i cili këtë edicion ka qenë i pandalshëm.
22-vjeçari në 27 ndeshje në Ligën Premier të Skocisë ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 12 asistime, duke u konsideruar si sulmues me të ardhme të madhe.
Arsenali e ka ndjekur në disa ndeshje nga afër dhe kanë mbetur të mahnitur nga paraqitjet e francezit.
Topçinjtë janë të gatshëm të paguajnë shumën prej 45 milionë euro që po kërkon Celtic për xhevahirin e tyre.
Edouard është futbollist i dalë nga akademia e Paris Saint Germain, derisa iu bashkua kampionëve skocez në verën e vitit 2018.
Londinezët janë të gatshëm të investojnë në francezin e ri, por që duhet ta mposhtin konkurrencën e skuadrave të tjera të interesuara si Monaco, Roma, Borussia Dortmund, Newcastle United dhe Everton./ Tv Malisheva