Shkruan: Halil Matoshi
Pezullimi i grevës deri në janar 2023 dhe nisja e mësimit më tre tetor (tue i lanë hapësinë Qeverisë për reflektim në dialogun social) asht lajm shumë i mirë që vjen nga SBAShK dhe sprovë për pushtetin.
Kushdo që nga tabori qeveritar e sheh këtë akt të vullnetit të mirë të Sindikatave, si thyemje të grevës e fitore të pushtetit, asht veç nji mbetje primitive dhe element kundërshoqnor e kundërshtetnor.
Nëse pushteti (si bartës i dhunës legjitime) “ia palon” qytetarit, sindikalistit ose mësuesve nuk flet asgja për këto subjekte, por për karakterin e vet pushtetit.
Në thelb, kjo asht gjuhë rrugaçnie dhe jo institucionaliste.
Triumfalizmi flet për vetitë egërshane dhe dhunshme të eksponentëve të pushtetit dhe vet pushtetit!
Sëkëndejmi lëshimi pe i grevistave në çashtje që prekin interesin e fëmijëve asht patriotizëm!
Shteti asht në potez dhe ka shans të tregojë se asht në nivel të detyrës, pra funksional e jo bllokues i sistemit!
Sindikatat kanë të drejtë!
Pezullone grevën e mos bini pre e nënvetëdijes së shtresëzueme primitive të elementëve aksidentalë në pushtet!