Genc Prelvukaj e ka publikuar këngën me Sinan Vllasaliun.

Këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Sinan Vllasaliu i kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Hallall e ke”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip.

Për tekstin është kujdesur vetë Genci, videoja nga Black Fish ndërsa dëgjohen tingujt e kitarës së Astrit Stafait.

Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku dhe në minutat e parë dyshja kanë marrë komente të shumta pozitive./ Tv Maisheva

Share.