Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia ende mund të shmangë pasojat e dëmshme të luftës, por për ta arritur këtë, Vladimir Putin duhet të ndalet.

Duke folur në fjalimin e tij të natës, ai tha: “Tashmë 58.500 ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë. Ata erdhën të na vrasin dhe vdiqën”.

“Nuk ju thuhet ky numër, po ju gënjejnë duke thënë se janë rreth gjashtë mijë të vdekur”.

“Kjo është e vërteta, të gjithë vdiqën sepse një person donte këtë luftë”.

“Vetëm një, të cilit i shërbejnë shumë njerëz”.

Ai paralajmëroi rusët se do të thirreshin më shumë njerëz për të shërbyer në luftë.

“Ai që e nisi këtë luftë nuk do të ndalet në valën e parë të mobilizimit, do të ketë më shumë, do të mundohet të marrë edhe jetë të tjera”.

“Ai nuk kujdeset për njerëzit. Ai nuk respekton as të gjallët dhe as të vdekurit…”.

“Mijëra trupa të ushtarëve rusë të vdekur nga rajone të ndryshme mbeten në Ukrainë. Ata kalben në fusha, ruhen në morgje”.

Share.