Sot, në 24 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori dhe heroi i kombit, dr. Shpëtim Robaj.
Në nderim të jetës dhe veprës tij, Komuna e Malishevës, të prirë nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi dhe drejtor e zyrtarë tjerë komunal, sot kanë bërë homazhe pranë bustit të dr.Shpëtim Robaj, para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, emrin e të cilit e mbanë me krenari kjo qendër.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, e ka vlerësuar lartë figurën e dr.Shpëtim Robaj dhe kontributin e tij në luftë, në shërbimin e dhënë për luftëtarët dhe civilët, anekënd Kosovës, deri sa edhe ka rënë, më 30 shtator të vitit 1998.
/TV Malisheva