Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka dënuar përpjekjen “mashtruese” të Rusisë për të aneksuar katër zona të Ukrainës, të cilat sipas tij shkelin ligjin ndërkombëtar.

“Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar, po shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe po tregon përbuzjen e saj për kombet paqësore kudo”, tha Biden në një deklaratë.

Ai shtoi se SHBA “do të nderojë gjithmonë” “kufijtë e njohur ndërkombëtarisht” të Ukrainës.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë kontrollin e territorit të saj duke forcuar dorën e saj ushtarakisht dhe diplomatikisht, duke përfshirë ndihmën prej 1.1 miliardë dollarësh shtesë për sigurinë që Shtetet e Bashkuara njoftuan këtë javë,” tha Biden.

Pas aneksimit të katër rajoneve ukrainase nga Rusia, presidenti ukrainas Zelesnky ka kërkuar përshpejtimin e anëtarësimit të Kievit në NATO. Presidenti Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar përmes Telegram.

/TV Malisheva

Share.