E mundimshme dhe plot sakrifica ishte rruga e lirisë, ndaj duke kujtuar të kaluarën duhet të ndërtojmë të ardhmen, pasi lufta e Xhavit Hazirit me shokë nuk ka përfunduar.
Kështu u tha me rastin e përurimit të shtatores së heroit Xhavit Haziri, sot në Obiliq.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi theksoi se do të shkruhen shumë libra, monografi e dokumentarë për rolin e Xhavit Hazirit, pasi heroi i kombit ishte personaliteti eminent për liri, shtet dhe bashkim kombëtar.
Sipas Thaçit, Xhavit Haziri është emblema e shtetit të Kosovës.
“Xhaviti ishte mjeshtër i organizimit dhe ideve kreative kundër policisë dhe ushtrisë serbe”, tha Thaçi.
Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj tha vepra e Xhavitit ka qenë e veçantë për çlirimin e Kosovës, ndërsa kryetari i PDK-së Kadri Veseli heroin Xhavit Haziri e quajti ideolog i veprimeve të armatosura.