Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka këmbëngulur se nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, duke u arsyetuar se ai lufton për të mirën e Serbisë.
Megjithatë, Vuçiq tha se vendi i tij do të përballet me pasoja të rënda për mosdënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.
“Zhvillimet e reja në skenën gjeopolitike do të kenë pasoja të rënda për Serbinë, e cila do të jetë nën presion të madh politik, lidershipi duhet të udhëhiqet nga arsyeja e shëndoshë dhe ta shpëtojë vendin e tyre në krizën më të madhe”, tha sot Vuçiq, shkruan Tanjug. Në fillim të nisjes së luftës në Ukrainë, Vuçiq ishte arsyetuar për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, siç bënë vendet perëndimore, duke thënë se Federata Ruse ishte “e vetmja që nuk ka vendosur sanksione ndaj nesh në vitet ‘90, që nuk vendosën sanksione ndaj Republikës Srpska”.
/TV Malisheva