Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në një mesazh për rusët se ata do të vriten një nga një derisa presidenti rus Vladimir Putin të jetë në pushtet, i cili urdhëroi pushtimin e Ukrainës.
“Derisa të zgjidhni të gjithë problemin se kush filloi gjithçka, kush e filloi këtë luftë të pakuptimtë kundër Ukrainës, do të vriteni një nga një, sepse nuk e pranoni se kjo luftë është një gabim historik për Rusinë”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas shtoi se së shpejti ushtria, e cila nga sot kontrollon qytetin e Limanit në rajonin e Doniesk-ut të kontrolluar nga Rusia, do të pushtojë edhe qytete të tjera të zonës.
“Gjatë javës, flamuj të rinj ukrainas fluturuan mbi Donbass. Javën e ardhshme do të ketë edhe më shumë”, tha Zelensky./TV Malisheva