Sipas mediave të huaja, reperi Ivan Vitalievich Petunyn, i njohur më mirë me emrin e tij artistik Voki, kreu vetëvrasje për shkak të rekrutimit të shpallur nga Vladimir Putin.
Trupi i Petunjin u gjet pranë një ndërtese pasi muzikanti 27-vjeçar regjistroi një video-mesazh të postuar në kanalin e tij Telegram. Në mesazh ai ka deklaruar se nuk dëshiron të vrasë njerëz për asnjë ideal.
Reperi ka shërbyer në ushtrinë ruse më herët në jetën e tij dhe është trajtuar në një spital psikiatrik dhe video mesazhi që u ka lënë ndjekësve të tij është shumë shqetësues.
“Nëse po e shikoni këtë video, nuk jam më gjallë. Nuk mund ta duroj mëkatin e vrasjes në shpirt dhe nuk dua ta bëj. Nuk jam gati të vras për asnjë ideal.” tha ai.
Kujtojmë se Vladimir Putin shpalli mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve në luftën kundër Ukrainës, pas së cilës rreth 200,000 qytetarë rusë u larguan nga vendi. Të tjerë, nga ana tjetër, thyen kockat për të shmangur mobilizimin.