Kur thua Monica Bellucci, nuk mund të mos mendosh për Malèna-n, personazhin e filmit ikonë të vitit ‘2000 të Guisepee Tornatore-s, gruan sharmante me tipare mesdhatare që e dëshironin të gjithë.

Së fundmi, aktorja e njohur ka festuar 58-vjetorin e lindjes dhe ka dhënë një intervistë ku deklaron ndër të tjera se ndihet mirë me vitet e saj. Ajo ka shpjeguar se nuk është e fiksuar pas rinisë, përkundrazi, ka arritur ta përqafojë veten dhe ta dashurojë në çfarëdo moshe që është.

Duke folur për “Sunday Times” ajo u shpreh:” Ka shumë femra që ndihen të lira dhe të gatshme të rriten, në mënyra të ndryshme. Kam qenë gjithmonë një grua me forma. Kurrë nuk kam qenë shumë e dobët, kjo është natyra ime. Kur je 50 dhe 60 vjeç, nuk ke të njëjtat nevoja si kur ishe 20 vjeç. Ti ndryshon, si kur mirëpret një fëmijë në botë. Ju ndryshoni prioritetet,”- shpjegoi aktorja.

Siç tha më pas, tani kalimin e kohës e sheh si diçka që ka një ndikim pozitiv në jetën e saj.

Ka shumë momente të ndryshme në jetën e dikujt. Kur je e ri, ke bukurinë e djallit, kështu e quajnë në Francë. Do të thotë bukuria e rinisë, bukuria e një momenti biologjik në jetën tuaj. Por jeta vazhdon,”- përfundoi ajo.

Share.