Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj po udhëtonin me motor kur një makinë i ka prerë rrugën dhe janë përplasur. Për pasojë motori ka dalë nga rruga. Mes 2 vëllezërve dhe personave në makinë ka nisur një përplasje fizike dhe gjatë sherrit personat ende të paidentifikuar kanë futur në makinë Indrit Beqirajn dhe janë larguar.
Mësohet se në momentin që policia ju është vënë pas, personat e kanë zbritur nga makina Indrit Beqirajn dhe janë larguar.
Policia po e heton rastin në dy pista hetimi: Pengmarrja mund të jetë si pasojë e konfliktit të lindur për shkak të aksidetit por mund të jetë dhe e shkuara e dy vëllezërve.
Dy vëllezërit Beqiraj mësohet se kanë precendentë penalë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Njoftimi i policisë Durrës
Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, shtetasit G. B. dhe I. B. (vëllezër), duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.
Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.
Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit I. B., është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.
Si ndodhi rrëmbimi
Një ditë më parë, teksa po udhëtonin me një motor, Indrit dhe Gentian Beqirajt iu është prerë rruga nga 4 persona që udhëtonin me makinë në autostradë. Fillimisht janë aksidentuar me autorët dhe më pas janë përleshur me to.Gjatë sherrit me autorët, Indrit Beqiraj është marrë peng. Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.
/TV Malisheva