Ushtria ruse në Ukrainë ka humbur dy nga komandantët e saj kryesorë, njëri një udhëheqës zyrtar ushtarak dhe tjetri një shef i grupit famëkeq Wagner.

Një zyrtar i sigurisë i vendosur nga Rusia në rajonin Kherson ka vdekur në një sulm me raketa ukrainase, ka thënë një gazetar pro-Kremlinit.

Zyrtari i sigurisë, Alexei Katerinichev, ishte nënkryetari i parë i “administratës ushtarako-civile” dhe shef i sherbimit sekret rus FSB.

Në një postim në Telegram të premten,  gazetari Malkevich tha se Katerinichev u vra si rezultat i një “sulmi terrorist” me raketa HIMARS>

/TV Malisheva

Share.