Artistja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, ndodhet prej disa ditësh në Spanjë.
Ndonëse është e angazhuar vazhdimisht me punë, këngëtarja duket se po kalon një kohë të mrekullueshme në Madrid.
Kjo në bazë të disa imazheve të fundit që ka hedhur në Instagram – aty ku ndiqet nga afro tetë mijë njerëz.
Biondja po ashtu këtë herë mori vëmendje me kostumin e ekzagjeruar të zi, përmes të cilit ka vënë në pah linjat atraktive.
“E shijshme”, ka shkruar ajo në gjuhën spanjolle.
Komplimentet nuk munguan në pjesën për komente nga miqtë e fansat e shumtë të 33-vjeçares.
Ronela theksojmë që këtë vit ka qenë një nga emrat më të lakuar në media, posaçërisht në kohën kur ishte në Eurovision. /TV Malisheva