Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se BE është duke u përballur me sfidën më të madhe që nga fillimi i saj.
“Ne po përballemi me një sfidë të madhe për shëndetin e qytetarëve, dhe të gjitha shtetet anëtare po përballen me të. Prandaj, duhet të jetë në interes të të gjithëve, përfshirë edhe Gjermaninë, që të mos dalin nga kriza e dobësuar, por më e fortë”, tha ajo.
Në një konferencë shtypi, Merkel bëri të ditur se nesër do të mbahet një takim i Euro-grupit për të diskutuar propozimin e Këshillit të BE-së, dhe tha se Gjermania do të jetë mirë po aq sa do të jetë edhe Evropa.
Ajo deklaroi se vendet anëtare të Euro-grupit janë veçanërisht të lidhura dhe se pret që ministrat e financave të dalin me propozime për të kapërcyer krizën.
Merkel përshëndeti propozimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të ruajtur ve ndet e punës, duke thënë se duhet bërë më shumë përpjekje në këtë fushë./ Tv Malisheva