Kampioni i Kosovës, Ballkani është nisur sot drejt Turqisë, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e tretë të këtij edicioni të Ligës së Konferencës.

Nesër me fillim nga ora 18:45 Ballkani do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër skuadrës turke, Sivasspor, raporton TV Malisheva.

Suharekasit do ta kërkojnë me çdo kusht fitoren e parë të këtij sezoni në këtë garë, pas humbjes ndaj Slavia Pragues dhe barazimit me CFR Clujin.

Momentalisht, Ballkani zë vendin e tretë në Grupin G me vetëm një pikë të arkëtuar, krahas kundërshtarit të nesërm, Sivassporit, që renditet në vendin e dytë me katër pikë të tubuara.

/TV Malisheva

Share.