Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të Serbisë, pasi e njëjta ilegalisht ka kaluar kufirin Kosovë – Mali i Zi.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur pasditen e të martës në pikëkalimin kufitar në Kullë.

“PKK Kullë 04.10.2022 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Serbisë e cila ilegalisht ka kaluar kufirin Kosovë-Mali i Zi jashtë pikës së kontrollit kufitar (në zonë malore). E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Rasti nën hetime./TV Malisheva

Share.