Ministrja e Ekonomisë, Artane Rozvanolli, ka njoftuar se është hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për ngrohje.

Në një konferencë për media ajo ka thënë se këto pajisje kanë arrijnë vlerën prej 6 milionë eurosh.

Rizvanolli ka thënë se këto masa pritet t’i kursejnë vendit 12 milionë euro vetëm gjatë dimrit që po vjen.

Ajo ka thënë se aplikimi për këto masa bëhet online përmes platformës “eKosova”.

Përmes kësaj ajo ka thënë se do të ndihmojnë te gjitha familjet pavarësisht se me çfarë janë ngrohur deri tani, në veçanti familjet me kushte të vështira ekonomike.

Rizvanolli ka thënë se me këto masa synojnë të përkrahin së paku 10 mijë familje.

Ajo ka thënë se pajisjet qe do të subvencionohen janë dru, pelet, briketë më masë deri 70% te vlerës së investimit apo 1200 euro.

Gjithashtu ka shtuar pompat termike që ulin 30% të konsumit të energjisë do të subvencionohen deri në 2500 euro, kondicionerët efiçientë deri 40% dhe stufat individuale efiçiente me biomasë dru për familjet me skemë sociale me 90%./TV Malisheva

Share.