Në kohën kur rusët morën kontrollin e qytetit të Balakliya në lindje të Ukrainës, ata i kthyen stacionet e policisë në qendra torture, ku dhjetëra banorë vendas u dhunuan.
Për 6 muaj të gjatë pushtim, banorët e zonës u përballën me egërsinë e forcave ruse të cilët torturuan një numër të madh civilësh, duke i mbajtur të mbyllur, në bodrumet dhe qelitë e këtyre stacioneve.
Por rusët kishin bashkëpunëtorët e tyre vendas gjatë këtyre krimeve, të cilët, sot kur qyteti është në duart e ukrainasve, po provojnë hakmarrjen e qytetarëve dhe autoriteteve për tradhtinë e tyre.
Kievi aktualisht ka nisur hetimet për 1309 të dyshuar si tradhtarë dhe po ndjek penalisht 450 prej tyre për aktet e tradhtisë ndaj popullit ukrainas.
Shumë të tjerë po ndiqen dhe ekzekutohen në vend nga luftëtarët e rezistencës. Sipas disa mediave, deri tani raportohet të jenë vrarë 29 bashkëpunëtorë të rusë, ndërsa 13 të tjerë kanë shpëtuar vetëm me lëndime.
“Një gjueti ka nisur ndaj bashkëpunëtorëve dhe jeta e tyre nuk është e mbrojtur nga ligji. Shërbimet tona të inteligjencës po i eliminojnë ata një nga një”, tha një këshilltar i Ministrisë së Brendshme.
/TV Malisheva