Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 25.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.247 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,339 qytetarë.
Deri më sot 824.718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.209 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,789 persona./TV Malisheva