Tre persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës, pas një konflikti të çastit.
Mësohet se autori i ngjarjes, 40-vjeçari M.A, i cili ka qenë i dehur, është njëri nga të plagosurit.
Euronews Albania raporton sipas informacioneve paraprake, se 40-vjeçari ka hyrë në një berberhane në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji” dhe ka plagosur dy berberët, Kevin Nuredini 23-vjeç dhe Ervis Sejko 35-vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Autori është ndaluar nga Forcat Shqiponja dhe e kanë transportuar për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
/TV Malisheva