Gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të insolacionit dhe lëkundjeve të lehta të elementeve meteorologjike, gjë që këto kushte do të luajnë rol pozitiv në shëndetin e popullatës dhe në aktivitetet e përditshme.
Gjithashtu edhe kushtet agrometeorologjike parashihen të jenë të favorshme, sidomos për bujkun i cili ka filluar procesin e mbjelljes së kulturave vjeshtore dhe kjo fushat pritet të vazhdoj deri në fund të këtij muaji dhe dekadën e parë të nëntorit, varësisht nga kushtet klimatike.
/TV Malisheva