Mbi 1 milion ukrainas janë larguar në Gjermani që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, sipas Ministrisë së Brendshme gjermane.
“Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 1 002 763 persona në vend”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser për T-Online.
Të dhënat e fundit nga zyra e statistikave të BE-së “Eurostat” treguan se Polonia kishte pranuar një numër të madh refugjatësh ukrainas që ikën nga pushtimi rus në gusht, e ndjekur nga Gjermania.
Ndërkohë, rreth 9 715 ukrainas u regjistruan në Rumani, e ndjekur nga Franca me 6 410 dhe Spanja me 6 165 refugjatë që kërkonin mbrojtje.
Krahasuar me muajin e kaluar, numri i refugjatëve ukrainas që mbërritën në Poloni u rrit me 9 990, sipas “Eurostat”, një fluks në rritje u regjistrua gjithashtu në Francë dhe Rumani.
/TV Malisheva