Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë.
Kjo pasi, i dyshuari ka tentuar ta ndalojë taxin me të cilin ishte duke udhëtuar bashkëshortja e tij, me të cilën tani janë në procedura divorci, raporton TV Malisheva.
Sipas policisë, viktima është shqiptare, shtetase e huaja.
Raporti i plotë:
NGACMIM
Mitrovicë 08.10.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull sh/k nën dyshimin se ka tentuar ta ndalojë veturën/taxi me të cilën ishte duke udhëtuar bashkëshortja e tij (me të cilën janë në procedurë divorci) viktima shqiptare shtetase e huaj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Share.