Qendërmbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani është lënduar gjatë ndeshjes së Serie-A ndërmjet Napolit dhe Cremoneses të cilën skuadra napolitane e fitoi me rezultat 4-1

Ylli i Përfaqësuses së Kosovës u largua nga loja në minutën e 82′ duke u zëvendësuar nga Ostogard, përcjellë TV Malisheva.

Napoli ka njoftuar përmes një komunikate zyrtare se Rrahmani ka lënduar muskulin e këmbës, por nuk ka dhënë detaje të tjera për shkallën e lëndimit apo kohën e nevojshme për rikuperim.

Ndryshe, Rrahmani është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme ne Napolin, por edhe me Kosovën.

/TV Malisheva

Share.