Armend Thaqi ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s. Pas golit spektakolar të shënuar kundër Sivaspor, kapiteni i Ballkanit po kalon momentet më të mira në aspektin profesional. Sot është një ditë e veçantë për të, teksa feston 30-vjetorin e lindjes.
Urimet kanë qenë të shumta, ku nuk ka munguar as UEFA. Në një postim të bërë në TWitter në kanalet zyrtare të komunikimit, institucioni i futbollit europian uron lojtarin e linjës së djathtë.
“30 – Urime ditëlindjen, Armend Thaqi”, ishte urimi i UEFA-s për Thaqin./TV Malisheva