Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht deklaroi se sulmet e fundit raketore ruse në Ukrainë tregojnë rëndësinë e dërgimit të shpejtë të sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

“Sulmet e Rusisë me raketa dhe dronë terrorizojnë mbi të gjitha popullatën civile”, theksoi ministri.

“Kjo është arsyeja pse ne po ofrojmë mbështetje të veçantë me armët e mbrojtjes ajrore. Në ditët në vijim, i pari nga katër sistemet moderne të mbrojtjes ajrore Iris-T SLM do të jetë gati për të ofruar mbrojtje efektive për popullin ukrainas. ”

“Një njësi e parë do të jetë në terren shumë shpejt”, tha një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes në Berlin.

Sipas Berlinit zyrtar tri njësi të tjera mund të dorëzoheshin vetëm “gjatë vitit të ardhshëm”. Arsyeja për është koordinimi i nevojshëm me industrinë e mbrojtjes dhe me vendet e tjera që kanë dërguar pajisje mbrojtëse në Ukrainë.

Lambrecht vizitoi Ukrainën në fillim të këtij muaji, kur premtoi dorëzimin e shpejtë të njësisë së parë. Sistemi i ri nuk është ende i disponueshëm as për forcat e armatosura gjermane. /DPA/

 

Share.