Granti i dhënë për mekanikën bujqësore, llogaritet në vlerën e 10.4 milionë eurove, nga fondet e Bashkimit Europian në bashkëfinancim me Qeverinë Shqiptare.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bëri të ditur se, në sajë të programit IPARD II janë nënshkruar 144 kontrata për zhvillimin e mekanikës bujqësore dhe përmirësimin e proceseve të punës në fermë.

AZHBR ka mbështetur fermerët në përmirësimin e teknologjive bujqësore dhe mekanizimit të fermave duke financuar traktorë dhe agregate bujqësore, si traktorë për kryerjen e punimeve agroteknike në sera dhe vreshta, pajisje për mbjelljen e bimëve, frezimin, plugimin, pompat spërkatëse, etj.

Këto pajisje kanë sjellë dukshëm rritje të cilësisë dhe rendimentit të prodhimit, në sipërfaqe të mbjella, në uljen e kostove të punës, si dhe rritje të punësimit, duke ndikuar në rritjen e ekonomisë rurale.

Përmirësimi i mekanizimit në bujqësi, krahas mbështetjes me grante po mbështetet fort edhe nga skema e naftës falas.

Prej dy vitesh qeveria po aplikon furnizimin e fermerëve me naftë pa taksa, duke i lehtësuar ata nga kostot e larta dhe zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me kultura bujqësore.

/TV Malisheva

Share.