Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin e 24 orëve të fundit njoftoi se nuk ka humbje jete nga COVID-19, ndërsa 8 qytetarë janë infektuar me koronavirus.

Rastet e reja në 24 orët e fundit rezultuan pas testimit të 119 personave.

4 persona kanë fituar betejën me COVID-19, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.

Gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar 14 qytetarë.

/TV Malisheva

Share.