Klubi i Fenerbahces po mendon që të shesë 3 lojtarë të tij kryesorë për sezonin e ardhshëm.
Njëri prej tyre është dhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Sipas mediave turke, drejtuesit e klubit të njohur turk janë ulur në tavolinë për të diskutuar zgjidhjen e ngërçit financiar të shkaktuar prej ndërprerjes së futbollit nga Koronavirusi.
“Sabah” shkruan se vlerat e kartonit të 25-vjeçarit Muriqi ka shkuar në 35 milionë euro.
Ndërkohë, Fenerbahçe ka vendosur dhe cmimin për dy lojtarët e tjerë: Ozan Tufan 12 milionë euro dhe 8 milionë euro për Miha Zajç.
Këtë sezon Vedat Muriqi ka realizuar 15 gola në 28 ndeshje me uniformën verdheblu të Fenerbahces.
Për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse në pjesën e parë të sezonit, klube të njohura europiane si Tottenham, Lazio, etj., u interesuan ta blinin Muriqin në merkaton e janarit, por presidenti i klubit Ali Koç refuzoi ta shiste lojtarin e tij ose ta jepte me huazim./ Tv Malisheva