Edhe Rita Ora bëhet bashkë me shumë shqiptarë në iniciativën e nisur për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.
Rita Ora, këngëtarja me famë ndërkombëtare është artistja e fundit që i është bashkuar nismës ‘Një kafe si flutur’ që synim ka luftimin e COVID-19, duke mobilizuar institucionet shëndetësore me fondet e krijuara nga ky fondacion.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e fushatës “Një Kafe si Flutur”, në të cilën u shpërnda edhe video-mesazhi i këngëtares.
Në fund të videos Rita flet shqip duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi./ Tv Malisheva