Pezullimi i përkohshëm i aktiviteve sportive për shkak të pandemisë së Koronavirusit duket se i ka dhënë kohën e mjaftueshme Zlatan Ibrahimovicit për të vendosur për të ardhmen e tij.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, gjiganti suedez dëshiron të luajë edhe një vit tjetër, para se të varë këpucët në gozhdë, sepse nuk dëshiron t’i japë fund karrierës me një kampionat të pasigurt si ky.
Prioritet i Ibras është klubi kuqezi. Ai ka nënshkruar kontratë 6-mujore me mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër dhe së shpejti do të nisë bisedimet me Gadzidis, që ka një strategji të tijën, ndryshe nga klubi./ Tv Malisheva