Lufta psikologjike në mes të Jurgen Klopp dhe Pep Guardiolas, para ndeshjes Liverpool – Manchester City, tanimë ka filluar.
Është pikërisht gjermani ai që, me një frazë lavdëruese, përkujdeset që presionin ta bartë te pala tjetër.
Në një intervistë të dhënë së fundi, Klopp thotë se Manchester City është skuadra më e fortë në botë dhe askush nuk mund të garojë me ta.
“Askush nuk mund të garojë me Manchester Cityn. Ata kanë skuadrën më të mirë në botë dhe sulmuesin më të mirë në treg, nuk ka rëndësi sa ka kushtuar”, tha fillimisht ai.
“Ne nuk mund të sillemi si ata në Liverpool. Është e pamundur”, përfundoi Klopp.
Ndeshja Liverpool – Manchester City do të luhet të dielën më fillim nga ora 17:30 në “Anfield Road”.
“Të Kuqtë”, pas një ecurie jo fort të mirë sezonale deri më tani, do ta tentojnë rikthimin në rrugën e fitoreve në Premier League pikërisht ndaj “Qytetarëve” që s’dinë për humbje këtë edicion.
/TV Malisheva