Kryeministri Edi Rama ka prej ditës së djeshme ndodhet në Berlin ku po merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve&Demokratëve Europianë. Sot, në ditën e dytë dhe të fundit të takimit, ai është ftuar në skenë kur ka zhvilluar një bashkëbisedim të shkurtër.
Kryeministri Edi Rama ka folur për të ardhmen e Bashkimit Europian, ndihmën e tyre ndaj vendeve të rajonit, luftën, pandeminë, krizën energjitike me të cilën po përballet Europa dhe sulmet kibernetike të Iranit.
I njohur për batutat e tij, Edi Rama nuk i ka kursyer ato as në mes të një salle ku kishte me qindra të ftuar nga mbarë Europa. Në fund të bashkëbisedimit në skenë, moderatorja i tha se kishte vetëm dy minuta në dispozicion, duke nxitur batutën e radhës nga kryeministri shqiptar.
Moderatorja: Zoti kryeministër, ja këtë e urrej kur moderoj sepse ka vetëm dy minuta.
Edi Rama: Nuk duhet të kërkosh asnjëherë kufij kohe kur do të flasësh me burra nga Ballkani. Kurrë!
Moderatorja: Kam shumë për të mësuar nga ju.
Edi Rama: Ne vijmë nga një traditë ku flasim shumë dhe kam përshtypjen që Margarte Thatcher e kishte me ne kur tha: Nëse doni të flisni, gjeni burra, në qoftë se doni të ndreqni gjërat, bëjeni me gratë./TV Malisheva