Karriera e sulmuesit të Mancheter United, Mason Greenwood si duket veçse ka përfunduar, pasi që anglezi është arrestuar përsëri, raporton “Daily Mail Sport”.

Mason Greenwood është arrestuar për shkelje të kushteve të garancisë të vendosura ndaj tij pas arrestimit të tij për përdhunim, sulm dhe kërcënim për vrasje, raporton TV Malisheva.

Sulmuesi 21-vjeçar, i cili mbetet i pezulluar te Manchester United, u arrestua për herë të parë më 30 janar të këtij viti nën dyshimin për përdhunimin dhe sulmin e të dashurës së tij. Më pas ai u arrestua më tej me dyshimin për sulme seksuale dhe kërcënime për vrasje.

/TV Malisheva

Share.