Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se janë gati për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, satelitët që do të monitorojnë Shqipërinë me një precizitet të qartë.

Ai ka thënë se Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të satelitëve ALBANIA 1 dhe ALBANIA2.

“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, ka shkruar ai në Facebook./TV Malisheva

Share.