Gjilani ka fituar me rezultatin minimal 0:1, për të rrëmbyer tre pikë të mëdha, përcjell TV Malisheva.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Solomon. Kujtojmë se heroi i këtij dueli për Gjilanin ishte portieri Enea Koliçi – i cili priti penalltinë e Alban Shillovës.
Në Skenderaj, Drenica e ndali kampionin aktual, KF Ballkanin me rezultatin 1:1.
Vendasit kaluan në avantazh të parët me Osman Mëziun i cili realizio pas 57 minutave lojë.
Golin e barazimit për ekipin e Ballkanit e shënoi Armend Thaqi.
Në Mitrovicë, Trepça 89′ barazoi ndaj Llapit me rezultatin 3:3