Numri i të vdekurve u rrit në dy sot, pasi një stuhi, e përshkruar nga media greke si “biblike”, goditi ishullin popullor turistik grek të Kretës në fundjavë.
Vdekja e një 50-vjeçari të përfshirë nga ujërat ishte raportuar tashmë që dje.
Vdekja e re e konfirmuar sot ishte ajo e një 49-vjeçareje, e cila fillimisht u raportua si e zhdukur.
“Ishte stuhia më e keqe e 100 viteve të fundit”, tha guvernatori i Kretës Stavros Arnaoutakis për “Protothema”.
Ka pasur raportime të shumta për të lënduar dhe njerëz të prekur nga stuhia.
U raportuan disa ndërprerje të energjisë elektrike.
Megjithatë, moti ishte i qetë sot, ndërsa fronti atmosferik u zhvendos drejt Turqisë. /DPA/