Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë e drejtuar nga deputeti Armend Muja, ka publikuar listën zyrtare të Kryesisë së kësaj dege. Tashmë janë bërë publik emrat që janë zgjedhur në pozicionet drejtuese si dhe delegatët e Këshillit të Përgjithshëm.
Në listë askund nuk figuron emri i Faruk Mujkës, që ishte personi kryesor i VV-së në Mitrovicë.
Poashtu mungojnë disa nga figurat që kanë kontribuar për VV-në në këtë qytet, raporton TV Malisheva.
Njoftimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Mitrovicë, dje, 15 tetor 2022, ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Qendrës.
Nga ky proces u zgjodhën pozicionet drejtuese si dhe delegatët e Këshillit të Përgjithshëm!
Këshilli ka miratuar njëzëri propozimin që të mbesin të lira 4 vende në Kryesi të Qendrës dhe vende tjera të lira për delegatë të Këshillit të Përgjithshëm deri në përfundim të zgjedhjeve në të gjitha pikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Mitrovicë.
Kryesia e Qendrës së Levizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Mitrovicë përbëhet si në vijim:
Kryetar: Armend Muja
Nënkryetar i Parë: Alban Uka
Sekretare Organizative: Aida Ferati Doli
Kryesues i Këshillit të Qendrës: Qerim Zeneli
Koordinatore e Nënkomiteteve Profesionale: Valentina Imeri Jetullahu
Kryetare e Grave për VETËVENDOSJE!: Arjeta Fejza
Kryetar i Rinisë për VETËVENDOSJE!: Lorik Hysenaj
Antarë të tjerë të Kryesisë:
Shefki Begu
Ajshe Uka
Nazan Kerveshi
Bajram Istrefi
Delegatët e Qendrës për në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! :
Kushtrim Zeneli
Festina Musliu
Lorik Hysenaj
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Mitrovicë