Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Rama ka postuar një fotografi me Limajn ku edhe ka shkruar “Liria ka emër”.

Limaj së fundmi ka akuzuar institucionet e Kosovës se nuk po mbështesin iniciativën e Ramës për rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t’i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 12 tetor të këtij viti, kërkoi të rrëzohen akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë për një raport vijues ndaj atij të Dick Martyt.

Ai prezantoi para Këshillit të Evropës një rezolutë të Shqipërisë, e cila thotë se pretendimet e ngritura nga Dick Marty për “vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë”, janë pretendime që “kanë mbetur të paargumentuara, të paaprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte”.

 

Share.