Presidenti rus Vladimir Putin shpalli sot gjendjen e luftës në katër rajone të okupuara të Ukrainës, aneksimi i të cilave u shpall së fundmi nga Moska.

Putin e tha këtë në një takim të Këshillit të Sigurimit në një kohë kur autoritetet pro-ruse në Kherson po evakuojnë atë qytet dhe rusët po sulmojnë me dhunë infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Shpallja e gjendjes së luftës në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia duhet t’i japë Kremlinit, të paktën zyrtarisht dhe ligjërisht, një kontroll edhe më të fortë mbi këto katër rajone të Ukrainës.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Putin prezantoi futjen e ligjit ushtarak si një teknikë, duke shtuar se një gjendje lufte de facto ekziston tashmë në ato rajone, por kjo është një përgjigje ndaj disfatës ushtarake ruse dhe kundërsulmimit ukrainas në në lindje dhe në jug, njoftoi në Twitter Max Seddon, kreu i zyrës së Moskës të Financial Times.

Kevin Rothrock, redaktor i portalit të pavarur rus Meduza, shpjegon se çfarë i mundëson Kremlinit të bëjë futja e ligjit ushtarak.

Ligji ushtarak lejon vendosjen e shtetrrethimit, vendosjen e kufizimeve të udhëtimit dhe qëndrimit, censurën ushtarake, shënimin e më shumë informacioneve me shenjën sekrete, ndalimin e grevave, futjen e detyrimeve të punës dhe shumë të tjera, shpjegon Rothrock.

/TV Malisheva

Share.