Gjiganti i futbollit të Kosovës, FC Prishtina shënoi sot fitore me përmbysje të rezultatit kundër liderit të Superligës së Kosovës, Dritës.

Prishtina e mposhti Dritën si mysafire me rezultat të ngushtë 2:1, me ndihmën e golave të Shefitit dhe Kryeziut, kurse për gjilanasit golin e vetëm e shënoi Balde, raporton TV Malisheva.

Tre pikët e reja e ngjitin Prishtinën në kuotën e 18 pikëve në vendin e tretë, krahas Dritës që zë vendin e parë me 27 pikë të arkëtuara.

Ndërkaq, fitoren e sotme skuadra e Ismet Munishit ia dedikoi tifozi të ndjerë, Adrian Blakaj, i cili njihet me nofkën “Qeli” dhe kishte ndërruar jetë 17 vite më parë.

“FC Prishtina fitoren e sotme ndaj Dritës Gjilan ia dedikon engjëllit tonë lart në qiell, tifozit Adrian Blakaj (Qeli), i cili 17 vite më parë ka ndërruar jetë.

Ti je në zemrat tona Qeli jonë 🤍💙”, shkruante Prishtina në faqen zyrtare në “Facebook”.

Share.