Trajneri spanjoll, Xavi e ka pranuar se ai do të kuptonte Barcelonën nëse kjo e fundit do ta shkarkonte për shkak të rezultateve jo të mira, por ka premtuar se do të jap çdo gjë nga vetja për ta rregulluar situatën aktuale.
Barcelona momentalisht po kalon nëpër një formë jo të mirë, ku pësoi humbje në “El Clasico” kundër Real Madridit, ndërsa barazoi në shtëpi me Interin në Ligën e Kampionëve, raporton TV Malisheva.
Këto rezultate e kanë vendosur Xavin në një situatë të pa-lakmueshme, ku është edhe shumë afër eliminimit në Ligën e Kampionëve, gjë që tani e ka vendosur në shumë presion.
Xavi është i vetëdijshëm për pasojat që mund të ndodhin nga kjo situatë, veçanërisht pas shpenzimeve të shumta në këtë merkato verore, por është i vendosur që ta shndërrojë përsëri Barcelonën në një forcë të papërballueshme.
Kur u pyet nëse do të kuptonte nëse Barça do të vendoste ta shkarkonte atë nga detyra e trajnerit, Xavi u përgjigj kështu në konferencën për media.
“Sigurisht. Është futbolli. Njerëzit në rrugë ngrehin grushtet në ajër drejt meje si një shenjë e kurajës. Tani ne duhet të vazhdojmë dhe të përballemi me realitetin, por jam gjithnjë optimistë. Me punën që po bëjmë në klub, dhe me skuadrën që e kemi, ne duhet të garojmë për trofe”, tha Xavi.
“Dhe nëse ne nuk fitojmë, siç e ka thënë edhe presidenti Laporta, atëherë do të ketë pasoja, duke filluar me mua. Nëse ne nuk fitojmë, do të vijë një tjetër trajner. Por unë do të dhurojnë çdo gjë nga vetja vetëm që kjo gjë të funksionojë”, tha më tej trajneri i Barçës.
Momentalisht, Barcelona zë vendin e dytë në La Liga në kuotën e 22 pikëve, tre sosh më pak se lideri i tabelës, Real Madridi. Ndërkaq, në Ligën e Kampionëve, Barcelona renditet në pozitën e tretë me katër pikë të tubuara, tre sosh më pak se vendi i dytë, Interi, dhe tetë sosh më pak se lideri i grupit, Bayern Munichu.
/TV Malisheva