Rreth pesë milionë njerëz nga territoret ukrainase të aneksuara nga Moska – Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia – janë tani në Rusi, tha sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev.

“Rreth 5 milionë banorë të Donbasit dhe rajoneve juglindore të Ukrainës kanë gjetur strehim në Rusi”, tha ai pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, sipas mediave ruse.

Sipas Patrushev, “vëmendje e veçantë do të vazhdojë t’u kushtohet” atyre njerëzve nga rajonet ukrainase të aneksuara nga Moska.

Duke qenë se janë krijuar kushte sigurie në ato zona, shteti do të ofrojë ndihmë të plotë për kthimin e tyre në vendbanimet e tyre të përhershme”, premtoi ai pa specifikuar se kur mund të ndodhë kjo.

Sipas një buletini të Ministrisë ruse të Mbrojtjes të botuar të mërkurën, 4.6 milionë njerëz që jetojnë në Ukrainë, duke përfshirë gati 700.000 fëmijë, janë larguar për në Rusi që nga fillimi i ofensivës ruse më 24 shkurt.

Pothuajse 4.000 njerëz kanë mbërritur në Rusi në 24 orët e fundit, sipas buletinit, përcjellin mediat kroate./TV Malisheva

Share.