Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar liderët e partive opozitare për një takim ditën e premte në mesditë.
Lajmi për KosovaPress është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti i ka ftuar për takim liderët e opozitës. Takimi është planifikuar të mbahet të premten në mesditë. Për detaje tjera rreth takimit ju njoftojmë ndërkohë”, ka thënë Kryeziu.
Ndryshe, ftesa e Kurtit për liderët e opozitës vjen pas vizitës së sotme të emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në Kosovë.